75 Mall Live Search
21:37 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Cassano e pëson keq, bëhet “qull” nga e dashura e tij

Antonio Cassano është duke e kaluar karantinën në shtëpinë e tij, bashkë me gruan dhe vajzën e tij. Por, ndërkohë që për t’i dhënë më shumë bukuri këtij izolimi dhe për ta bërë më argëtues, bashkëshortja Carolina Marcialis ka menduar t’i bëjë një rreng.

Një humor klasik ky, teksa i hedh nga dritarja një kovë me ujë të ftohtë, ndërsa ish-sulmuesi është shtrirë në shazllon duke marrë rreze dhe po qëndron në telefon. Gruaja më pas ka postuar gjithçka në rrjetet sociale, përfshirë këtu reagimin e FanAntonios.