75 Mall Live Search
08:00 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Cavaliers u kthehet fitoreve (Video)

Skuadra e Cleveland Cavaliers iu është rikthyer fitoreve në NBA, shkruan IndeksOnline.

Nën-kampioni mposhti 124 me 119 Milwauke Bucks, (Q1: 28 – 39, Q2: 39 – 26, Q3: 23 – 29 dhe Q4: 29 – 30).

Më meritori për këtë fitore të Cavaliers ishte Kevin Love që realizoi 32 pikë dhe 16 kërcime, kurse LeBron James shënoi 30 pikë.

Në anën tjetër, Giannis Antetokounmpo realizoi 40 pikë dhe 9 kërcime.

Ndeshja e radhës për Cavaliersat luhet më 10 nëntor kundër Houston Rockets./IndeksOnline/