75 Mall Live Search
18:48 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / Gj. Sh

Cavani arrin një rekord i cili është i rralë për shumë futbollistë

Edison Cavani, ka shënuar golat e para me skuadrën e Valencias.

35-vjeçari shënoi dy gola në barazimin ndaj Elches, në ndeshjen e javës së nëntë të La Ligës Spanjolle, shkruan IndeksOnline.

Pas këtyre golave, Cavani ka arritur një rekord të cilin e arrijnë shumë pak futbollistë në karrieren e tyre.

Uruguaiani është bërë golashenues në katër prej pesë kampionateve më të mëdha në Evropë.

Pas Serie A të Italisë, Ligue 1 të Francës, Premier Ligës në Angli, emri i tij tani është shkruar edhe në listën e golashenuesve në La Ligën e Spanjës./IndeksOnline/