75 Mall Live Search
14:39 / E Martë, 28 Shtator 2021 / OSH

Cavani dëshiron largimin

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, dëshiron largimin nga klubi qysh në afatin e janarit, transmeton Indeksonline.

Uruguajani ka ndryshuar planet pasi mendonte të qëndronte në Old Trafford, por tani po mendon për një lëvizje gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Që nga rikthimi tek Djajtë, portugezi Cristiano Ronaldo po i prin sulmit të United dhe kjo ka bërë që Cavani të kërkojë largimin tek ndonjë skuadër ku mund të ketë minuta të garantura.