Cavani ndryshon kontinent, afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën e re

Edinson Cavani raportohet se është afër nënshkrimit me Boca Juniors.
Sulmuesi nga Uruguai do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Sipas “The Mirror” , Cavani tani është në bisedime të avancuara për t’u transferuar në Boca Juniors. Raportet thonë se marrëveshja është afër finalizimit.
Një transferim i mundshëm i 35-vjeçarit te skuadra argjentinase do të ishte një rikthim për të në Amerikën e Jugut, pasi ai dikur luante te Danubio në Uruguai, para se të kalonte në Evropë.
Ndryshe, Edinson Cavani ka bërë vetëm 17 paraqitje këtë sezon me ”Djajtë e Kuq” në Premierligë, teksa ka regjistruar dy gola dhe një asistim.