Cavani preferon lëvizjen në Premier Ligë
Kohët e fundit flitej se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, ka qenë i lidhur me skuadrat e Serie A për një largim të mundshëm.
Sipas Calciomercatos, ylli uruguaian ka kërkuar që të largohet në drejtim të Premier Ligës gjatë verës nëse ai do të lirohej nga Paris Saint-Germain.
Gjithashtu burimet nga Franca kanë shprehur se Cavani ka marrë vendim që të largohet nga PSG në fund të edicionit, i cili thuhet se ka porositur agjentin e tij që të shqyrtoi të gjitha ofertat. /IndeksOnline/