75 Mall Live Search
15:48 / E Diele, 24 Mars 2024 / G T

Cavani tregon klasin e tij, shënon gol me “rovershatë” për Boca Juniorsin

Skuadra e Boca Juniors ka shënuar fitore ndaj Central Norte me rezultatin 3:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Argjentinës, raundi 1/32.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Napolit, Edinson Cavani, shkruan Indeksonline

Golin për 2:0 sulmuesi Cavani realizoi një eurogol në stilin “rovershatë” duke treguar klasin e tij.

37-vjeçari së fundmi në Europë luajti në Valencia, kurse te Boca u transferua si “lojtari i lirë” gjatë vitit 2023./Indeksonline/