“Çbanja” çdo herë e më e bukur
Aktorja e njohur shqiptare Arjola Demiri, për publikun shqiptar njihet më së miri me rolin e tropojanes me emrin “Çbanja”, që paraqiste një vajzë burrërore, shkruan Indeksonline.
Ajo njihet si një femër shumë e fortë, duke qenë se pas ndarjes nga burri, arriti me sukses t’i rriste fëmijët e saj duke punuar fort edhe në ndërtimin e karrierës si aktore.
Arjola angazhohet në projekte të shumta filmike, duke qenë mjaft e dashur për publikun.
Ajo edhe pse nënë dhe e angazhuar maksimalisht në profesionin e saj si aktore, ka arritur që me sukses të ruaj linjat e saj trupore dhe bukurinë.
Këtë e ka dëshmuar me anë të imazhit të fundit ku shihet në një formë shumë të mirë. /Indeksonline/

