14:33 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çdo 5 sekonda, vdes një person nga pirja e duhanit

Një person vdes çdo ditë në pesë sekonda nga cigarja, kanë bërë të ditur shkencëtarët.

Në total, 3 milionë njerëz kanë vdekur për shkak të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike, një çrregullim të mushkërive të shkaktuar nga pirja e duhanit, kanë treguar statistikat e fundit të mara nga vitin 2016, transmeton Indeksonline.

Kjo përbën gjashtë për qind të vdekjeve globale.

Për më tepër, sëmundja e frymëmarrjes pritet të bëhet vrasësi i katërt më i madh deri më 2020, pas sëmundjes së zemrës dhe kancerit.

Të dhënat tronditëse u liruan gjatë një seminari të organizuar nga pulmonologu Syed Zafaryab Hussain, një ekspert i sëmundjeve që lidhen me frymëmarrje.

Statistikat globale:

Sipas statistikave, konsumues të duhanit janë më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën- pothuajse një e pesta e popullsisë botërore.

Shumica e duhanpirësve janë burra: rreth 942 milionë, ndërsa gra rreth 175 milionë./Indeksonline/