18:24 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Çdo 90 sekonda dikush diagnostikohet me kancer – 10 shenjat që duhet t’i dini!

KANCERI… është një fjalë të cilës të gjithë i frikësohemi – është sëmundje që i përçan familjet, i shkatërron jetët dhe shkakton agoni.

Dhe tani statistikat e reja kanë zbuluar se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar çdo 90 sekonda dikush diagnostikohet me këtë sëmundje vdekjeprurëse

Studimet tregojnë se numri i njerëzve që jetojnë me kancer është rritur për 20% gjatë pesë viteve të fundit.

Me këto statistika në mendje, më poshtë jua sjellim disa prej shenjave të hershme paralajmëruese të kancerit që gjithsecili duhet t’i dijë.

Humbje e pashpjeguar e peshës
Nëse nuk keni qenë duke provuar të humbni peshë por e keni bërë këtë, atëherë duhet të ndiheni të alarmuar sepse humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë një prej shenjave të para të kancerit në pankreas, lukth, ezofag apo mushkëri.

Ënjtje apo gunga të pazakonshme
Gungat dhe ënjtjet në çdo pjesë të trupit duhet të merren me seriozitet.

Kolli i vazhdueshëm
Shumica e llojeve të kollit zhduken pas tri apo katër javëve. Nëse kolli juaj nuk largohet pas kësaj periudhe, keni probleme me frymëmarrje dhe ndodh që kollitni me shenja të gjakut, atëherë kjo mund të jetë shenjë e kancerit në mushkëri.

Nishane…
Të gjithë e dimë se nishanet mund të jenë shenja të kancerit të lëkurës, por ju duhet të shikoni edhe për çdo nishan të ri apo ndryshim në nishanet ekzistuese në aspektin e madhësisë, formës apo ngjyrës.