75 Mall Live Search
12:22 / E Martë, 06 Maj 2025 / S Z

“Çdo ditë kemi punë…” – Luta dhe Gazi shmangin detajet për mbledhjen e LDK-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti një ditë më parë i dërgoi letër kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, për një bashkëpunim të mundshëm mes këtyre dy partive.

Megjithëse kanë kaluar 24 orë nga letra e Kurtit, LDK-ja ende nuk ka dalë me një përgjigje rreth kërkesës së Kurtit për koalicion.

Sot në selinë e LDK-së nga ora 12 ka filluar një takim, i cili nuk është konfirmuar nga anëtarët e LDK-së.

E në selinë e LDK-së u panë teksa hyjnë dhe nënkryetari  Lufti Haziri së bashku me kryetarin e Istogut Ilir Ferati. Por Haziri nuk tregoi se çfarë takimi po mbahet në selinë e LDK-së dhe se a do të diskutojnë për letren që Kurti i dërgoi Abdixhikut. Ai tha se çdo ditë vijnë në selinë e LDK-së pasi që aty e kanë vendin e punës.  

“Natyrisht që deklarohemi mbas takimit. Ne çdo ditë e kemi vend pune”, tha Haziri.

E selisë së LDK-së ia ka mësyrë dhe Gazmend Muhaxhiri. Ai tha se nuk e di se çfarë takimi ka në partinë e tij, por se ai po shkon ta takojë kryetarin Abdixhiku.

“Unë kam pas me ardh me taku kryetarin, për tjerët se di. Ndoshta ka takim, se di”, tha Muhaxhiri./Indeksonline/