Çdo ditë nga një transfer, Llapi s’ndalet me blerje

Llapi vazhdon të jetë skuadra më aktive me blerje në futbollin kosovar. Skuadra nga Podujeva sapo ka zyrtarizuar blerjen e radhës.
Bëhet fjalë për lojtarin nga Shqipëria, Florian Daci. Qendërmbrojtësi nga Tirana ka nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje të 1 viti e gjysmë.
Së fundmi, ai ishte pjesë e Kastriotit të Krujës.
Prezantimin e tij e ka bërë kryetrajneri, Tahir Batatina.
Daci më herët qenë edhe pjesë e Tomorit, Turbinës dhe në Kosovë pjesë e Lirisë./Indeksonline/
