18:31 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / AR

“Çdo gjë ishte lojë”, Princi plas bombën për Aristelën

Konkurrentët e “Për’puthen” janë bërë ndër personazhet më të komentuar.

Asnjë lidhje e tyre nuk doli reale, duke bërë me skenar çdo paraqitje të tyre, shkruan Indeksonline.

Së fundmi Princi ishte i ftuar në një emision në të cilin foli më shumë për raportin me Aristelën.

Ai tha se bashkë me Aristelën kanë thyer rregullat gjatë kohës që ishin në program, duke u takuar dhe jashtë tij. Sipas Princit, Aristela ka qenë duke bërë lojë.

“Unë dhe Aristela thyem disa rregulla të programit. Përpara deklaratës time ishim më të avancuar në marrëdhënie, dilnim dhe jashtë programit, prandaj nuk hezitova të deklarohesha. Pas deklaratës time Aristela u ftoh shumë me mua, mendova se ishte një lojë e Aristelës dhe ma vërtetoi. Dje që ishte në emision tha pëlqimi im nuk është më. Përderisa në një kohë kaq të shkurtër, se kemi shumë pak që kemi dalë nga emisioni, pëlqimi i saj nuk është më. Aristela me pak fjalë kërkonte një djalë që të ishte i deklaruar dhe e arriti atë, kaq. Historia para deklaratës ka qenë shumë e vërtetë, por pas saj ndodhi një shkëputje. Blerimi nuk ka ndikuar në marrëdhënien tonë. Ai më thoshte mos u nxito, po gabon, unë nuk e kam besuar. Çdo gjë ishte një lojë e Aristelës, se besoj se ka pasur pëlqim. Unë kisha për të, shumë. Sa më shumë afrohesha unë, ajo largohej. Erdhi dita që m’u vërtetua se ishte 100% lojë”, tha Princi./Indeksonline/