75 Mall Live Search
21:37 / E Martë, 29 Qershor 2021 / AR

Çdo gjë që kanë mes njëri-tjetrit Tuna dhe Patrisi e mbajnë larg fëmijëve. Kjo video është dëshmia

Tuna e Patrisi mund të mos i kenë mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, por këtu nuk hyn kujdesi i tyre për fëmijët, Tian dhe Zen.

Çifti pavarësisht ç’kanë mes tyre, kanë një kujdes maksimal për dy të vegjëlit. Dhe këtë e tregojnë edhe postimet e tyre në rrjete sociale, siç është kjo video e publikuar sot nga Patrisi.

Zeni shfaqet duke bërë “çupa çupa” në vaskë teksa e lan babi dhe duket shumë i lumtur.

Patrisi e ka shoqëruar videon me një muzikë të ëmbël dhe një zemër të kuqe krah emrit të të voglit.