09:13 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Çdo gjë vetëm për ty, Hana”, Loredana ia dedikon çmimin vajzës së saj

Loredana vazhdon të jetë nga reperet më të suksesshme shqiptare edhe përtej kufijve.

Rep-artistja e cila pak më parë publikoi albumin e saj më të ri “King Lori” së fundi ka marrë një çmim për bashkëpunimin e saj me reperin Mero, shkruan Indeksonline.

Këtë çmimin Loredana ia dedikoi vajzës së saj, Hana, “Çdo gjë vetëm për ty, Hana”, ka shkruar ajo në foton ku shfaqet përkrah vajzës.

Albumi i Lordanës është duke u pritur mirë në vendet gjermanofolse, duke u klasifikuar në maja të toplistave.

Ndryshe, Loredana i dha fund lidhjes me reperin Mozzik pak kohë më parë pas një lidhjeje të gjatë./Indeksonline/