75 Mall Live Search
10:52 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Çdo herë me shumë stil, në imazhet e reja Jonida mahnit!

Ka një zë unik dhe veçohet për të kënduarit e saj dhe muzikën që bën.

Por, Jonida Maliqi krahas kësaj njihet edhe si një prej femrave më me stil shqiptare e që asnjëherë nuk zhgënjen me dukjen, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur kësaj radhe ka realizuar një fotosesion në të cilin ka mahnitur me veshjen dhe pamjen e veçantë.

Në një fustan me ngjyrë të verdhë dhe kaltër, Jonida padyshim është çdo herë në pah me trendet e reja.

Ndryshe, së fundi Jonida thuhet se është në lidhje me aktorin e njohur, Romeo Veshaj./Indeksonline/