14:07 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ç’do të thotë vërtet fjalia e tmerrshme: ‘S’je ti, jam unë

Ndarjet mund të vijnë në mënyra të ndryshme, por ato të papriturat janë më të dhimbshme se gjithë të tjerat. Më keq se ndarja, është fraza e tmerrshme që dëgjojmë jo rrallë: “S’je ti, jam unë!”

Kjo fjali dashur pa dashur të lë ndjesi të këqija dhe për një kohë të gjatë, mendohesh se çfarë shkoi keq.

Ç’thonë ekspertët rreth fjalisë së tmerrshme?

Kur dikush thotë “s’je ti jam unë”, mos i keqkuptoni. Mund të jetë vërtet kështu dhe ata po i referohen paaftësisë së tyre emocionale për t’i bërë gjërat të funksionojnë. Me shumë mundësi kanë kuptuar që s’e kanë nxjerrë 100% ish-in nga mendja, ose thjesht mendojnë se kanë ende shumë punë për të bërë me veten, para se të përfshihen në një marrëdhënie.

Sidoqoftë, kjo fjali ka dhe anën tjetër të medaljes. Jo pak herë, partnerët i japin një kuptim të lirë, të pasjellshëm dhe ofendues, thjesht për të mbyllur diskutimin.

Nëse ka diçka që s’duhet ta bëni, është të përpiqeni të ndryshoni deklaratën e tyre me premtime për ndryshim. Ata nuk po thonë diçka të tillë, vendimi është marrë!

Kjo frazë përdoret si teknikë klishe për t’i dhënë fund lidhjes në një mënyrë pak më të qytetëruar, por në të shumtën e rasteve e bën edhe më keq.

Por e vërteta është se “s’je ti, jam unë” nuk vlen fare! Në një përballje të tillë më e thjeshtë do të ishte të tregosh të vërtetën. Ti thuash se do dikë tjetër apo se thjesht nuk e imagjinon të ardhmen me të, është më e ndershme se fraza më lart.

Sido që të jetë situata, nëse dikush e përdor këtë me ju, urime. Fitove biletën tënde për të ecur përpara, me dikë që të meriton vërtet!