07:20 / E Martë, 23 Prill 2019

Ç’duhet të dini para se të flirtoni?

Nëse je i interesuar për vëmendjen e dikujt, sigurisht që do të të duhet ta njohësh mirë botën dhe magjinë e flirtimit. Kushdo mund të mendojë se po “flirton”, por ajën disa hile të vockla që e bëjnë këtë moment efektiv dhe sigurisht emocionues.

Të flirtosh nuk është e thjeshtë, por pas këtyre teknikave që do t’ju tregojmë mund të bëheni mjeshtre!

1. Mbani kontakt me sy gjithë kohës!

Kontakti me sy është lidhja e parë! Sa më shumë xixa në sy, aq intim bëhet flirtimi.

Ai/ajo mund ta dallojë pasioni dhe të të japë përgjigje menjëherë, sërish përmes syve!

2. Prekni krahun e tij.

Prekjet fizike lidhen me kiminë, pasionin dhe tërheqjen. Nëse këto ndjesi janë reciproke, ky gjest do t’ju ndihmojë edhe më.

3. Trego interes

Një nga gjërat më të mira që mund të bësh, është të tregosh se ke interes. Dëgjoje kur flet, përqëndrohu aty dhe bëj pyetje.

4. Trego gabimet e tua

Jeta nuk është film. Mos u përpiqni ta bëni të tillë, kështu që ndaj me të gabimet e tua me të. Trego ndonjë shaka, qeshni bashkë dhe bëje sa më të vërtetë momentin.

5. Kërkoji ndonjë nder të vockël

Një nga mënyrat e flirtimit është t’i kërkosh të bëjë diçka për ty. Qoftë edhe sikur të të kalojë menu-në apo ujin. Kur ndihmojmë dikë, është e natyrshme të fillojmë ta pëlqejmë edhe pa e kuptuar pse.