Ç’duhet të dini para se të flisni fjalë të pista me të dashurin tuaj!
Të flasësh pisët duket tepër e thjeshtë nëpër filma, por në të vërtetë nëse vendos ta praktikosh nuk është edhe aq. Çfarë duhet të them? Si ta them? Çfarë shprehje e sikletshme!
Të gjitha këto janë mendimet e para që na vijnë ndërmend kur gjendemi para një situate të tillë.
Shumë femra, kompleksohen kur vjen puna tek komunikimi gjatë paralojës, por është provuar se diçka e tillë e ndihmon shumë lidhjen tuaj.
Kështu, nëse doni që herën tjetër ta impresiononi partnerin, hidhini një sy këshillave të mëposhtme.
- Mos e bëj nëse nuk do ta bësh vërtetë!
E folura e pistë nuk është gjithmonë diçka e mirë. Nëse nuk je totalisht e përfshirë ose s’i beson partnerit, nuk do të jetë dhe aq qejf. Vetëm nëse e ndjen mund ta praktikosh!
- Flisni rreth të folurës pisët!
Është një ide e mirë t’i tregosh partnerit çfarë ke ndër mendje dhe t’i kërkosh atij të të rrëfejë më shumë. Është strategji perfekte për të nisur paralojën.
- Lexoni një libër erotik bashkë!
Do të pasuroni fjalorin ‘ e pisët’ dhe do të reduktoni ndrojtjen.
- Filloni me mesazhe!
Ky lloj komunikimi sigurisht që fillon edhe para se ta takoni partnerin; ose mund të jeni në një lidhje në distancë. Filloni ëmbël, derisa situata të nxehet…
- Flisni për diçka që ju ka pëlqyer në të shkuarën
Nëse hera e fundit e seksit ishte magjike, përdoreni këtë për t’ia rikujtuar atij. Thuajini gjëra që do t’i dëgjojë.
- Trego me zë të lartë çfarë të pëlqen
Kujto diçka; i dashuri juaj nuk ka superfuqinë t’ju lexojë mendjen. Kështu që përdorni gjithmonë formulën: “Unë vdes kur…”