75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 17 Korrik 2022 / C E

Ceballos nuk është në planet e klubit, Real Madridi ia cakton çmimin e largimit

Real Madridi është i gatshëm për të lejuar largimin e Dani Ceballos.

Mesfushori spanjoll nuk është në planet e madrilienëve dhe shihet si i tepërt në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Ceballos po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe “Los Blancos” duan ta shesin atë në këtë afat kalimtar, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm.

Sipas asaj që ka raportuar “Cope”, Real Madridi kërkon 10 milionë euro për shitjen e 25-vjeçarit.

Futbollisti që për dy sezone (2019/20 dhe 2020/21) ishte i huazuar te Arsenali, besohet se dëshiron që të rikthehet aty ku nisi karrierën – te Real Betisi.

Megjithatë, klubi në fjalë thuhet se nuk është i gatshëm të paguajë çmimin e tij.

Për Dani Ceballos nuk mendohet se ka shprehur interesim ndonjë klub deri më tani, teksa mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e tij.