75 Mall Live Search
21:04 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Çedomir Jovanoviç: Nuk kemi kohë për ide të vjetra dhe shkatërruese, duhet të pajtohemi me shqiptarët

Lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç në Seancën e Kosovës tha se është koha për t’u gjetur një kompromis me shqiptarët.

Tutje, ai shtoi se nuk ka kohë për politika dhe ide të vjetra që kanë qenë shkatërruese dhe se Serbinë e kanë sjellë në situatën aktuale, transmeton Indeksonline.

“Do të vulosësh si tradhtar, çfarëdo që të bësh. Mundoheni të jeni burrë shteti, jo një politikan, burrë shteti që kërkon të ardhmen. Hapni perspektiven e paqes, pajtohuni me shqiptarët.”, Jovanoviç.

Në fund ai shtoi se Serbia ka nevojë paqe me shqiptarët./Indeksonline/