18:22 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çedomir Jovanoviq: Dialogu duhet të vazhdojë me ose pa taksën 100%

Lideri i Partisë Liberaldemokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vazhdojë menjëherë.

Sipas tij kushti i vënë nga Serbia që taksa 100% të largohet dhe dialogu të vazhdojë nuk është pengesë.

I njëjti lider serb i cili përkrah pavarësinë e shtetit të Kosovës shtoi gjithashtu se, me ose pa taksë, dialogu në mes dy vendeve do të vazhdojë, transmeton Indeksonline.

Jovanoviq nuk ngurroi të deklarojë se ndërprerja e dialogut i solli Serbisë dëme dhe se negociatat me shtetin e Kosovës duhet vazhduar.

“Ne mund të bëjmë përparim vetëm përmes dialogut. Ndërprerja e dialogut gjatë vitit të kaluar na solli vetëm pasiguri, taksa të paarsyeshme dhe rritjen e rrymave nacionaliste dhe ekstremiste në të dyja anët”,  tha Jovanoviq./Indeksonline/