07:39 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Çedomir Jovanoviq sot në Prishtinë

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq sot merr pjesë në tryezën “Finalja e dialogut Kosovë – Serbi”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Jovanoviq u bë përfaqësues i parë politik i Beogradit, i cili pranoi pavarësinë e Kosovës.

I pranishëm në debat do të jetë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Çedomir Jovanoviq mbrëmë është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.