Ceferin e quan Superligën “Zombie” dhe lë një mesazh për klubet: Tifozët nuk janë aq budallenj

Njeri i parë i shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, Aleksandr Ceferin në kongresin e UEFA-s që po mbahet këto momente foli edhe për Superligën.
Ceferin thotë se nuk e ka ndërmend t’i ndalojë skuadrat të luajnë në këtë ligë, të cilët e quan “Zombie”, shkruan Indeksonline
“Klubet janë të lira për t’iu bashkuar Zombie League, askush nuk i ndalon ato. Por, shikoni, tifozët nuk janë aq budallenj”, u shpreh Ceferin
Kujtojmë që pas kongresit të 48 të UEFA-s që po mbahet në Paris, do të mbahet edhe shorti i Nations League./Indeksonline/