75 Mall Live Search
11:33 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ceferin: Projekti i Superligës Evropiane ka ‘vdekur’, nuk është futboll

Projekti i një Superlige Evropiane në futboll si kompeticion zyrtar ka ‘vdekur’.

Kështu është shprehur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një takim me gazetarët në Argjentinë të enjten.

Kreu i UEFA-s hodhi poshtë komentet e bëra një ditë më parë nga Bernd Reichart, drejtori i ri i përgjithshëm i kompanisë që qëndron pas projektit, A22 Sports Management.

Reichart tha se projekti është ende në këmbë, megjithëse në një format tjetër, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi këtu për të folur për futbollin dhe kjo (Superliga) nuk është futboll”, tha Ceferin.

A22 Sports Management punoi me 12 klube elitare në Spanjë, Angli dhe Itali në një përpjekje për të filluar Superligën në prill të vitit të kaluar si një sfidues për UEFA Champions League.

Projekti origjinal u rrëzua brenda 48 orëve. Tani kompania thotë se Real Madrid, Barcelona dhe Juventus po diskutojnë një turne që bazohet në merita.

Gjithashtu të enjten, organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL njoftoi se do të zbatojë rregullat financiare të Fair Play në të gjitha turnet e tij duke filluar nga viti i ardhshëm.

Presidenti Alejandro Dominguez tha gjatë takimeve në Buenos Aires se lëvizja ishte pjesë e një strategjie për ta bërë futbollin më konkurrues në rajon, ku të shtunën e ardhshme do të luhet finalja e tretë radhazi e Copa Libertadores mes klubeve braziliane.