Ceferin, vjen me mesazhin befasues për të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Superligën Evropiane

Superliga Evropiane ka mësuar edhe 12 skuadra pjesëmarrëse që do të garojnë njëra me tjetrën, shkruan IndeksOnline
Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjigantit amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY, shkruan IndeksOnline
Klubet si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.
Për këtë vendim të klubeve ka reaguar edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin cili tha se lojtarët që luajnë në këtë ligë nuk do të luajnë në Kupën e Botës e as në Euro madje nuk do të grumbullohen as me Kombëtaren e tyre.
“Lojtarët që do të luajnë në Superligë do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe Euro. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”, tha Ceferin.
BREAKING: All players that play in the European Super League will be banned from playing in the Euros and World Cup. They won’t be able to play for their National Teams, confirmed by UEFA President Ceferin. #ESL ??
— Reshad Rahman ✆ (@HagridFCB) April 19, 2021