75 Mall Live Search
21:19 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ceferin zbulon se si do të zhvillohet Kampionati evropian

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka zbuluar pak nga ajo se si do të zhvillohet Kampionati evropian vitin e ardhshëm.

Si shkak i Covid-19, mund të ndryshojë edhe formati i evropianit, kjo pasi ndeshjet mund të zhvillohen vetëm në një shtet, shkruan IndeksOnline

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë, Ceferin.

“Jemi shumë të shqetësuar për situatën, por jemi totalisht të sigurtë se kampionati europian do të luhet.

Plani jonë është EURO 2021 të zhvillohet në 12 shtete, por ka mundësi ta organizojmë në 11, 8, 5 ose në vetëm një vend”, tha mes tjerash Ceferin.