23:30 / E Enjte, 15 Prill 2021 / A. A

Çekët e Slavia Pragës refuzuan të gjunjëzohen, s’e respektuan simbolin kundër racizmit

Në prag të ndeshjes Slavia Praga – Arsenal futbollistët çekë, nuk pranuan të gjunjëzohen për të respektuar traditën e krijuar nga ekipet angleze për të luftuar racizmin.

Çekët u bashkuan në grup dhe qëndruan në këmbë.

Kujtojmë se UEFA e dënoi futbollistin e kësaj skuadre Ondrej Kudela me 10 ndeshje moslojë, pasi fyu në baza racore Glen Kamaran e Rangers.

/Indeksonline/