Çekët mobilizohen qysh tani për Kosovën, kërkojnë mbështetjen e madhe të tifozëve
Ndeshja Kosovë – Çeki do të jetë vendimtare për fatin e të dyja skuadrave për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Edhe pse ndeshja do të zhvillohet në nëntor me datë 14, Republika Çeke ka filluar që tani të mobilizohet për kët ndeshje vendimtare.
Ata kanë vendosur billboarde në rrugë për t’i informuar qytetarët e tyre për këtë ndeshje dhe duke i ftuar ata ta përkrahin vendin, raporton Indeksonline.
Për momentin, Çekia është e dyta me 12 pikë, 4 më pak se Kosova, por “Dardanët” e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/

