75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çeki-Angli, formacionet e mundshme

Sot në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 në grupin A do të luajnë Republika Çeke me Anglinë.

Të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet e fundit, pasi Republika Çeke mposhti Malin e Zi me rezultat 0-3, ndërsa Angli mposhti kombëtaren tonë me rezultat 5-3, transmeton Indeksonline.

Një fitore e mundshme e mysafirëve në këtë ndeshje do të na bëntë të kemi shpresa më të mëdha për një kualifikim të mundshëm në Evropianin 2020.

Në formacionin e Republikës Çeke pritet të jetë: Vaclik, Coufal, Suchy, Celustka, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick.

Ndërsa te “Tre Luanët”: Pickford, Alexander-Arnold, Maguire, Gomez, Chilëell, Henderson, Rice, Barkley, Sterling, Kane, Sanco.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 20:45./Indeksonline/