75 Mall Live Search
17:51 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Çekia i dhuron MSh-së pajisje mbrojtëse kundër Covid-19, në vlerë 190 mijë euro

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, të hënën ka pranuar një donacion nga Çekia që përmban mjete dhe pajisje mbrojtëse kundër Covid-19.

Në pranim- dorëzimin e këtyre pajisjeve i pranishëm ishte zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola.

Ai falënderoi Çekinë për këtë donacion, duke e vlerësuar si të mirëseardhur.

Bëhet fjalë për 190 mijë euro material me mjete mbrojtëse, maska, dorëza dhe material të ndryshëm”, tha Gola.