Çekia publikon listën zyrtare, vjen lajm i madh për Kosovën
Tashmë është zyrtare. Sulmuesi më i mirë Çekisë, Patrik Schick nuk do të grumbullohet për ndeshjen e ardhshme kundër Kosovës dhe Bullgarisë.
Federata e Futbollit të Çekisë ka publikuar sot në faqen zyrtare listën e futbollistëve.
Trajneri Jaroslav Silhavy në konferencë për shtyp ka folur rreth mungesës së sulmuesit të Leipzigut, shkruan Indeksonline.
“Patriku është duke ushtruar individualisht. Ai do të bashkohet me ekipin pas Ligës së Kampionëve. Ne e kemi lënë atë në listën rezervë, por gjasat që ai të bashkohet me ne janë të vogla” ka thënë Silhavy.
Ndeshja Çeki – Kosovë zhvillohet më 14 nëntor në Plzen.
/Indeksonline/
