75 Mall Live Search
14:48 / E Enjte, 13 Prill 2023 / B O

Çekia së shpejti do të dërgojë ambasadorin e parë në Kosovë

Republika Çeke ka një ambasadë në Prishtinë, por asnjëherë më parë në pesëmbëdhjetë vitet e pavarësisë së Kosovës nuk e ka drejtuar këtë zyrë një diplomat çek me titull të plotë. Kjo tani do të ndryshojë.

Politika e jashtme çeke po përballet me një ndryshim historik. Për herë të parë, Praga do të dërgojë një ambasador fuqi plotë në Kosovë, raporton Zeri.info.

Deri më tani këtë e ka penguar kundërshtimi “tandem” i dy ish-presidentëve, Václav Klaus dhe Miloš Zeman, shkruan media çeke, seznamzpravy.cz

Republika Çeke ka njohur Kosovën në vitin 2008, por ishte gjithmonë një çështje e ndjeshme për shkak të mosmarrëveshjes me Serbinë dhe, si rrjedhojë, lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë.

“Zoti President është i gatshëm ta ndërmarrë këtë hap”, u përgjigj Eva Hromádková nga ekipi i komunikimit mediatik të presidentit kur u pyet nëse Pavel do të emëronte një ambasador për Kosovën.

Të mërkurën, sipas informacioneve të media çeke qeveria diskutoi emrin e ri të diplomatit që do të bëhet ambasadori i parë në Prishtinë.