Çeku: Bashkë për një Prishtinë të zhvilluar, funksionale e të barabartë për të gjithë
Nga pllatoja e Bibliotekës Kombëtare, Lëvizja VETËVENDOSJE! bëri hapjen e fushatës për balotazhin e 9 nëntorit. Kandidati për Kryetar të Prishtinës, duke i falenderuar qytetarët për mbështetjen e madhe e të vazhdueshme, theksoi se po takon qytetarët në çdo lagje e në çdo fshat të kryeqytetit.
Në prani të Kryeministrit Albin Kurt, Çeku tha se është bashkuar me qytetarët për të mposhtur keqqeverisjen e katër viteve të fundit.
E programi i tij ka plane konkrete për Prishtinën e arsimit cilësore, çerdheve publike të qasshme e Prishtinën e Lojërave Mesdhetare.
Duke thënë se 9 nëntori është data e ndryshimit pë Prishtinën, Çeku në fund u shpreh: “Duam Prishtinën e vitit 2035, që do të jetë edhe funksionale, edhe e zhvilluar dhe do të garantojë barazi dhe për këtë e kërkoj mbështetjen e të gjithë juve.”

