75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 12 Maj 2022 / MSH

Çeku dhe Bogujevci vizitojnë objekte me vlerë kulturore e historike në Podujevë

Sot gjatë ditës Komunën e Podujevës e kanë vizituar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të cilët i ka pritur dhe shoqëruar Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.

Kësaj vizite i janë bashkuar edhe deputetët e Kuvendit, Fitim Haziri dhe Vendenis Lahu.

May be an image of 5 people and people standing

Ata kanë vizituar punimet në objektin e galerisë, renovimin e bibliotekës së qytetit dhe kanë zhvilluar takim me aktorë të teatrit të Podujevës.

May be an image of 6 people, people sitting and indoor

Pas kësaj ministri Çeku, nënkryetarja Bogujevci, deputetët Haziri e Lahu dhe drejtori Balaj, të shoqëruar nga dy imamët Idriz Bilalli dhe Besim Llalloshi kanë vizituar xhamitë në fshatrat Herticë, Siboc dhe Lluzhan, me qëllim që të shohin nga afër objektet e vjetra fetare, të cilat janë objekte të trashëgimisë islame shqiptare dhe paraqesin modele autentike me vlera të rëndësishme historike e fetare.

May be an image of 5 people, people standing and indoor
May be an image of outdoors

Këto objekte janë në gjendje të rënduar dhe kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për të cilën ministri Çeku, u zotua që shpejt do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm.