Çeku e dorëzon mandatin tek dy ministra të ardhshëm
Ministri i sapozgjedhur i Arsimit, Hajrullah Çeku e ka dorëzuar postin e ministrit të Kulturës të cilën e ka mbajtur për katër vite në qeverisjen ‘Kurti 2’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çeku i ka uruar për detyrën e re ministren e re të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe ministrit të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, raportin IndeksOnline.
“Jam i bindur se përvoja, përkushtimi dhe vizioni i tyre do të jenë shtysë e re për zhvillimin e mëtejmë të sportit, kulturës dhe turizmit në vendin tonë. Këto fusha janë themel i identitetit dhe energjisë sonë shoqërore dhe meritojnë angazhim të pandërprerë”, ka shkruar Çeku.
Postimi i plotë:
Urime për detyrën e re ministres së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe ministrit të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.
Jam i bindur se përvoja, përkushtimi dhe vizioni i tyre do të jenë shtysë e re për zhvillimin e mëtejmë të sportit, kulturës dhe turizmit në vendin tonë. Këto fusha janë themel i identitetit dhe energjisë sonë shoqërore dhe meritojnë angazhim të pandërprerë.
Dua të falënderoj nga zemra për bashkëpunimin dhe besimin të gjitha komunitetet me të cilat punuam gjatë këtij mandati. Falënderim i veçantë për artistët, sportistët, punëtorët kulturorë, federatat, organizatat, profesionistët e trashëgimisë kulturore, të rinjtë, stafin e MKRS-së, institucionet e varësisë dhe kabinetin për punën e palodhshme dhe përkushtimin e tyre.
Suksese të dy ministrave në përgjegjësitë e reja!

