75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Çeku e Kurti vizitojnë klubin e Lirisë, premtojnë rinovimin e stadiumit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njofton se së bashku me kryeministrin Kurti në Prizren takuan sot drejtuesit, lojtarët dhe stafin e një prej klubeve më të vjetra të futbollit në vend, FC Liria, të cilin e cilësoi si simbol të sportit dhe kulturës prizrenase.

Në një postim në Facebook ai thekson se me entuziazëm po presin fillimin e punimeve për rinovimin total të stadiumit të qytetit.

“13 milionë euro kemi ndarë për këtë stadium, i cili do të jetë i kategorisë 2 dhe sipas të gjitha standardeve të UEFA-së, ndërsa do të ketë kapacitet prej 7750 ulëse”, shkroi mes tjerash Çeku.