Çeku flet për kandidaturën për kryetar të Prishtinës: Ende në fazën fillestare

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, flet për herë të parë për kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Prishtinës nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se aktualisht është i përqendruar në detyrat e tij si ministër dhe se procesi i kandidimit është ende në fazën fillestare.
“Detyra ime primare është që të shërbejë si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare te shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdojë të kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës”, tha Çeku.