75 Mall Live Search
17:59 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Z S

Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrullah Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale.

“Në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrullah Çeku”, ka thënë kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia.  

Theksojmë se pos Hajrullah Çekut në garë për të parin e Prishtinës pritet të jenë edhe Përparim Rama nga LDK-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja dhe Bekë Berisha nga AAK-ja.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahet më 12 Tetor./Indeksonline/