22:01 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Çeku: Kulla e Sheremetit në Pejë shpëtohet nga rrënimi

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Kulla e Sheremetit në qytetin e Pejës po shpëtohet nga rrënimi dhe degradimi i tërësishëm.

Çeku ka shkruar në Facebook se në këtë aset të trashëgimisë sonë kulturore që ngërthen në vete plot histori, po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese dhe konservuese, ndërsa punimet kanë kaluar në fazën e dytë.

‘Kompleksi si ndërtim i takon gjysmës së dytë të shek. XIX-të. Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ai.