75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 26 Shtator 2025 / P M

Çeku në “Bregun e Diellit”, rënditë prioritetet e banorëve

Kandidati për kryetarë të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje Hajrulla Çeku, dje ka vizituar lagjen “Bregu i Diellit”, një nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit.

Bashkë me banorët, plotësuan kartelën e lagjes, dokument mjetësor për evidentimin e nevojave reale që të kthehen në buxhetim e ndërhyrje konkrete.

Banorët renditën si prioritete: mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike (si dhe ndërtimin e një parku të ri), renovimin dhe rritjen e kapaciteteve të shkollës “Ismail Qemali”, ndërtimin e çerdhës së re, rregullimin e kanalizimit atmosferik, funksionalizimin e ashensorëve në pallate, si edhe menaxhim më të mirë të vendparkimeve dhe hapësirave në qendrën tregtare.

U kërkua që QMF të punonte edhe me ndërrim nate. Lagjja do të jetë boshti i jetës së përditshme, me kartelën e lagjes indentifikohen nevojat e kthehen në buxhet përmes komunës.

Përmes kartelës garantojmë lagje të pastra, funksionale dhe me jetë komunitare, me ndriçim, gjelbërim, trotuare të liruara, parqe, çerdhe e shkolla të mirëmbajtura, dhe menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave e vendparkimeve. Ky model u paralajmërua të zbatohet në të gjitha lagjet e Prishtinës.