75 Mall Live Search
00:48 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Burim

Çeku: Rezultat shumë i mirë, vazhdojmë në balotazh për fitore në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka komentuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve, duke theksuar se gara do të vazhdojë në balotazh.

“Rezultat shumë të mirë që e kemi siguruar tashmë në garën tonë për të sjellë ndryshimin e madh në Prishtinë. Falënderim i madh për aktivistët e VV-së që kanë punuar shumë gjatë në mënyre që ta kemi këtë rezultat, ta përfundojmë hapin e parë të betejës sonë dhe të vazhdojmë tutje në balotazh për rezultatin përfundimtar. Është rezultat shumë i mirë, është hapi jonë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë. Të gjithë aktivistët janë të moblizuar, vazhdon puna pa u ndalur farë deri në ditën kur mbahet balotazhi“, ka deklaruar Çeku për media.

Sipas rezultateve paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), VV-ja renditet e dyta me 32% të votave, pas Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që kryeson garën për Asamblenë Komunale.