75 Mall Live Search
09:37 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / AR

Çeku shkon në Shtime për ta mbeshtetur Aliun, dëgjon nga afër hallet e sportistëve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dje ishte në Shtime për ti dhënë përkrahje Qemajl Aliut.

Në këtë takim ministri pa nga afër por edhe dëgjoi nga sportistët për mungesat dhe ngecjet në infrastrukturën sportive dhe nevojën për rregullime dhe investime të mëtutjeshme.

Njoftimi i plotë:

Sot për vizitë kishim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Z.Hajrullah Ceku, ku vizituam Stadiumin e Qytetit.

Në këtë takim ministri pa nga afër por edhe dëgjoi nga sportistët për mungesat dhe ngecjet në infrastrukturën sportive dhe nevojën për rregullime dhe investime të mëtutjeshme.

Duke u njohur me gjendjen aktuale, ministri na siguroi se do realizohet:

•Rishikimi i projektit të Stadiumit

•Renovimi i Qendrës Rinore

•Funksionalizimi i Sallës së Sportit

•Krijimi i kushteve infrastrukturore për të gjitha klubet sportive

Në planprogramin tonë qeverisës ne i kemi kushtuar rëndësi specifike fushave të kulturës, rinisë dhe sportit, sepse konsiderojmë se janë baza dhe themeli i një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar kulturalisht.

Me ministrin kishim kënaqësinë të takohemi e bashkëbisedojmë edhe me disa sportistë shtimjan që na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre sportive, si:

🏆Taulant Ramadani, Kampion i Kosovës në Gjimnastikë për pesë herë radhazi.

🏆Anita Mustafa, e shpallur dy herë Nënkampione e Kosovës në Gjimnastikë.

🏆Xhevdet Smajli, Kampion i Kosovës në disiplinën “Karate-Kata” për persona me aftësi të kufizuara.

🏆Volejbollistët, Fadil ismjali, Veton Asllani dhe Eduart Mujota, ky i fundit i zgjedhur “Sportisti i Vitit”.

Nuk ka asnjë dyshim e rezervë se me qeverisjen tonë sportistët do të kenë mbështetjen maksimale për zhvillimin e talentit të tyre dhe me sukseset e tyre të krenohemi të gjithë si shtimjan. 

#BashkeQeverisim