20:59 / E Hënë, 19 Shkurt 2024 / FR

Çeku thotë se gjatë këtij viti planifikohet nisja e ndërtimit të stadiumit nacional

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se brenda pesë viteve Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive.

Kështu ka deklaruar Çeku gjatë fjalës së tij në lansimin e strategjisë së Federatës së Futbollit të Kosovës për periudhën 2024-2028 nën moton “Themelet e së ardhmes”.

“E përgëzoj FFK-në dhe presidentin Ademi, i cili krahas punëve të tjera është i përkushtuar edhe në planifikimin strategjik afatgjatë. Në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat po bëjmë konsolidimin e stadiumeve. Presidenti Ademi përmendi investimet në stadiumet ‘Adem Jashari’ dhe ‘Fadil Vokrri’, por ne me po aq zell po i trajtojmë edhe stadiumet e tjera. Brenda 5 viteve besoj se Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive”, ka thënë Çeku.