75 Mall Live Search
21:38 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / Z S

Çeku ‘thumbon’ kundërkandidatët: Unë nuk punoj nën ‘tavolinë’ me marrëveshje të fshehta

Kandidati për kryetar të Prishtina, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se nëse merr besimin e qytetarëve, prioritet do të ketë një mënyrë e re dhe transparente të qeverisjes lokale.

“Ajo çka do të ketë ndryshe në qasjen time nëse më votojnë qytetarët e Prishtinës është metoda. Unë nuk bëj marrëveshje të fshehta, nuk punoj nën tavolinë, nuk qeveris duke u mbyllur në zyrë për të marrë vendime vet për një buxhet që është tash 130 milionë, e vitin e ardhshëm 156 milionë euro,” deklaroi Çeku.

Ai shtoi se prioritetet do të përcaktohen në mënyrë transparente përmes një metodologjie të quajtur “kartela e lagjes”, ku listohen mbi 20 çështje — nga ndriçimi te parkingjet — në bashkëpunim me banorët.

“Këto nevoja shndërrohen në projekte e më pas në buxhet. Ky quhet projektim me pjesëmarrje, sepse vjen nga vet banori. Unë nuk bëj investime për ndonjë përfitim personal,” theksoi Çeku/Indeksonline/