Çeku-VV: Ne kandidaten e kemi propozuar, tash presim që t’i marrë votat e nevojshme

Ministri në detyrë i Kulturës Hajrullah Ceku, ka thënë se si VV kanë propozuar kandidaten për kryetare të kuvendit dhe se presin që t’i marrin votat e mevojshme për të konstituuar kuvendin.
“Ne kandidaten e kemi propozuar. Tashti duhet të presim që t’i marrë votat e nevojshme për të vazhduar me hapat e konstituimit. Votat tona siç i kishim para dy ditësh i kemi edhe sot, duhet t’i pyesni partitë e tjera për votat e tyre”, tha ai.