19:55 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

Çelësi i kryeqytetit për Gjukanoviq, Zogaj jep detaje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka dhënë detaje nga ky takim i rëndësishëm.

“Sot, me Kryetarin Perparim Rama dhe bashkëpuntorë në zyrat e Komuna e Prishtinës, pritëm Presidentin e Malit të Zi, Z. Milo Đukanović. Diskutuam çështje, të cilat në parim përbëjnë vizionin e hapur për një të ardhme të ndritur, për dy vendet tona.

Në shenjë nderi dhe privilegji, shprehem mirënjohjen tonë për vizitën. Me kënaqësi dorëzuam çelësin 🔑 e Kryeqytetit. Çdo rrugëtim i përbashkët vendos histori të sukesesit në të gjitha këndet e zhvillimit!”, ka shkruar Zogaj.