75 Mall Live Search
13:47 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / P M

Celibashi e uron Radoniqin për zgjedhjet e suksesshme në Kosovë

Kreu i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka uruar kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Kreshnik Radoniqin, duke i përcjellë urimet më të sinqerta për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme.

Celibashi, gjithashtu ka uruar partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, i cili forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë.