Celina dëshiron vetëm fitore kundër Bullgarisë
Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, është shprehur i lumtur për grumbullimin me Kosovën dhe pret fitore ndaj Bullgarisë.
Ai ka thënë se ndaj Bullgarisë duhet të dalin në fushë lojtarët më të mirë.
“Po, jam i lumtur, dy lojëra tashti i kemi dhe luajmë për fitore. Danimarka janë shumë të mirë, test i mirë, për Danimarkën s’kam çka të them, por me Bullgarinë duam fitore. Me Bullgarinë rëndësi ka me dalë aty të gjithë lojtarët më të mirë për atë ndeshje”, ka thënë Bersant Celina për Kallxo.
Bersant Celina ka folur edhe për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ku i ka shënuar gol ekipit të Pep Guardiolës. Atë ndeshje e humbi Swansea me rezultat 3-2.
“Loja ka qenë shumë e mirë, ata janë shumë ekip i mirë edhe çka me bo, kundër Manchester Cityt kena pasë shanse edhe të fitojmë”, ka thënë Celina.