18:33 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Celina dy gola të bukur në Angli, për 11 vjetorin e shtetësisë së Kosovës

Bersant Celina ka shënuar dy gola spektakulare në ndeshjen e FA Cup kundër Brentford.

Ylli kosovar të parën e ka realizuar nga gjuajtja e lirë, ku topi i cili preku shtyllën u devijua nga portieri për në gol.

Ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 67-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Swansea është duke fituar me rezultat 3-1 dhe nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, atëherë Celina doi të luaj në çerekfinale të FA Cup.

Ky gol i Celinës është festë në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /IndeksOnline/